Aktualitet

U kapën me 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike, prangosen 4 persona

Shkruar nga Liberale

U kapën me 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike,

Katër persona, dy banues në Tiranë e dy në Tropojë kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës.

Ata u kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogramë kanabis.

Policia ka sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, të DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi proaktiv, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore tremujore, ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Carry on”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

J.M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.  

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH