Personi që shihni në foto është Fadi Alwan, 49-vjeçari i dyshuar për vrasjen e shtetases së huaj në Tiranë.
24-vjeçarja së bashku me bashkëjetuesin e saj, të dy shtetas palestinezë kishin ardhur në Shqipëri si turistë.
Ata e kishin marrë banesën me qira prej 10 ditësh. Godina gjendet pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në rrugën “Gjon Muzaka”. Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut, ka bërë me dije gazetari Esido Barkaj.
Burri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.