Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit/ Zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit: Atë ditë isha në…

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Fatbardh Licit/ Zbardhet dëshmia e të dashurës së

Eria Ago e arrestuar me dyshimin se ka përkrahur Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ne vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e arrestit ne burg.

Përmes avokatit Ago ka pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen madje ditën kur ka ndodhur vrasja gjendej ne Tiranë dhe jo në Shkodër.

Aktualisht, Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.

Prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, çka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje.

Sipas informacioneve, Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje që në kohën kur ndodhi ngjarja ne Shkodër, por është lënë e lirë.

Për të njëjtën ngjarje, është ankimuar masa në Apel edhe nga tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH