Policia e Durrësit ka publikuar momentin e ndërhyrjes së forcave RENA në një apartament në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e mitur.
40-vjeçari fillimisht nuk iu bind urdhrit të policës për t’u dorëzuar, ndërsa nga dritarja e apartamentit qëlloi drejt RENEA-s me armë zjarri tip kallashnikov.
Aleks Marku pas arrestimit nga policia ka thënë se ndjehej nën kërcënim dhe sipas tij i kishte marrë peng fëmijët për t’i mbrojtur.