
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ka qenë shtetasi Hekuran Gjoni, 74 vjeç, i cili ka goditur me thikë të birin, Asim Gjoni, 37 vjeç në banesën
Si pasojë e plagëve të marra, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
I moshuari ka pranuar përpara policisë që e ka vrarë të birin. Mësohet se të dy kanë qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë, pritet që 74-vjeçari të merret në pyetje për të zbuluar shkakun e konfliktit mes tyre.