Aktualitet

U la në "arrest me burg", Erion Veliaj ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Shkruar nga Liberale

U la në "arrest me burg", Erion Veliaj ankimon vendimin në

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij.

Sipas mbrojtësve të tij, ankimi kundër vendimit të 9 shkurtit të gjyqtarit Erjon Bani është dërguar përmes postës.

Në ditët në vijim, brenda afateve ligjore, mbrojtësit e Veliajt pritet të depozitojnë ankim edhe ndaj vendimit të 12 shkurtit të GJKKO, që konfirmoi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Veliajt.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë la në fuqi masën e sigurisë më 12 Shkurt për Erion Veliajn.

Gjyqtari Erjon Bani, në atë seancë ndryshoi vetëm masën e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Për këtë çështje në arrest në burg vijon të qëndrojë edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa 5 biznesmenë të tjerë kanë masën “detyrim për t’u paraqitur”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH