Aktualitet

U ekstradua tre ditë më parë nga Turqia/ Dritan Rexhepi në GJKKO, i komunikohet masa e sigurisë dhe akuzat

Shkruar nga Liberale

U ekstradua tre ditë më parë nga Turqia/ Dritan Rexhepi në

Dritan Rexhepi, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia, do të njihet sot me masën e sigurisë në GJKKO.

Rexhepi i njohur ndryshe si "bosi i kokainës", kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Europë.

Siç raportuan mediat turke asokohe, Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap më 8 nëntor 2023 gjatë një operacioni në Stamboll.

Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme për 45-vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat penale “Rrëmbimi personi”, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje të armëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Dritan Rexhepi, i njohur edhe me emrin Gramos, rezulton se se në bashkëpunim me Gentian Doçajn, ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i viktimës, kishte vjedhur në Angli, një sasi të madhë kokaine, që i përkiste Dritan Rexhepit. Si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës akuzohen dhe 6 persona të tjerë, mes tyre edhe Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, ku u pa për herë të fundit trupi i Jan Prengës.

Në vitin 2013, Rexhepi është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 25 vjet burgim për vrasjen e dy personave në Krujë. Sakaq, në vitin 2010 Dritan Rexhepi është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e për trafikim të lëndëve narkotike. Dritan Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi, në Firence. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj burgim.

Rexhepi është dënuar në 2015-ën nga Gjykata e Fierit për falsifikim. Në vitin 2014, Dritan Rexhepi rezulton i arrestua në Guayaquil, për shkak të akuzave për trafik kokainë por mundi ti shpëtonte drejtësisë. Rexhepi i shpëtoi në shtator të vitit 2020 arrestimit gjatë operacionit të koduar “Los Blancos”, por u arrit të kapej në Turqi në tetor të 2023-it, pasi kishte mundur të largohej nga Kolumbia me një pasaportë të falsifikuar.

Pas arratisjes nga burgu italian, sipas të dhënave Dritan Rexhepi u zhvendos në Ekuador, nga ku arrinte që të siguronte sasi të mëdha kokainë nga Kolumbia dhe më pas nërpmjet rrjetit të tij që kishte krijuar, arrinte që drogën ta shpërndante në Europë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH