Aktualitet

U aksidentua në gjendje të dehur, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Shkruar nga Liberale

U aksidentua në gjendje të dehur, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin Qani Xhafa.

Ndaj tij rëndon vepra penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sipas SPAK, nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa,  duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale. Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH