Aktualitet

TRAGJIKE/ Po pushonte në Zvërnec, humb jetën 41-vjeçarja gjermane

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Po pushonte në Zvërnec, humb jetën 41-vjeçarja

Një 41-vjeçare, turiste nga Gjermania, humbi papritur jetën ditën e sotme në Vlorë.

Policia njofton se rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH