Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 31-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati.
Policia njofton se trupi i pajetë i 31-vjeçarit M.Rr., u gjet rreth orës 20:00 në rrugën "Myslym Keta".
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën "Myslym Keta".
Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.
31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.
Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.