Një tentativë grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Raportohet se një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele, por në momentin që ka hyrë është pikasur nga i zoti, ku më pas janë përleshur. Personi që ka shkuar për të grabitur ma qenë më armë gjahu dhe gjatë përleshjes është përdorur arma ku i zoti Flamur Mane ka marrë dëmtime.
Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës. Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar një person.