Sara Gjordeni ka publikuar së fundmi një foto me vajzën e saj, bashkë me një përshkrim mjaft humoristik.
E ndërsa është kujdesur t’i mbulojë fytyrën të voglës, Sara ka rrëfyer se ajo nuk është aq e urtë sa duket në foto.
“Mos e shihni të urtë në foto se na bën zbor në fakt,” ka shkruar Gjordeni krahas imazhit të publikuar.
Ndërkaq, vlen të përmendet fakti se që nga lindja e Neas, ish-missi është parë mjaft e përkushtuar si nënë. Shpesh ajo poston momente nga rutina me të bijën po ashtu edhe me Bardhi Idrizin, partnerin e saj.