Aktualitet

FOTO/ Pjesë e një bande kriminale, Britania pritet të deportojë shqiptarin për të tretën herë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Pjesë e një bande kriminale, Britania pritet të

Britania po përpiqet të deportojë për të tretën herë një shqiptar  të dënuar për trafik droge. Mësohet se bëhet fjalë për Ronaldo Zanin, i cili  është kthyer në mënyrë të përsëritur fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se është deportuar dy herë për shkak se ishte pjesëtar i një bande kriminale.

26-vjeçari u deportua fillimisht në vitin 2019 pasi u kap duke shitur kokainë, por u kthye muaj më vonë dhe u tha klientëve të tij: “Jam kthyer në punë”.

Zani u kap sërish me drogë dhe deklaroi se ishte përfshirë në këtë aktivitet pasi kishte për qëllim shlyerjen e një borxhi prej 15 mijë paund ndaj bandës së kontrabandës së njerëzve që e ndihmoi të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u deportua për herë të dytë në maj 2021 pasi u dënua me tre vjet burg. Por më 13 shkurt të këtij viti, një oficer policie e kapi atë teksa po drejtonte një Mercedes në Bournemouth. Nga kontrollet iu gjetën 1,935 £ në para cash dhe 24,75 g kokainë, e cila do të kishte një vlerë në rrugë deri në 2,500 £.

Zani u tha autoriteteve se ai hyri në Britani “disa muaj më parë” duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Ai tha se fillimisht ishte punësuar si punëtor, por nuk fitonte mjaftueshëm për të shlyer kontrabandistët e tij dhe kështu filloi të punonte si korrier droge. Megjithatë, ai u dënua me 4 vjet burg dhe pritet të deportohet sërish.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH