Aktualitet

Pas 7 vitesh heshtje dhe mister, zbardhet vrasja e Antonio Karafilit. Nëna e tronditur, drejtësia më në fund troket

Shkruar nga Liberale.al
Pas 7 vitesh heshtje dhe mister, zbardhet vrasja e Antonio Karafilit. Nëna

Pas një procesi të gjatë, të ngarkuar me kaos, manipulime dhe trillime të mire organizuara, drejtësia për vrasjen e Antonio Karafilit më në fund ka marrë drejtimin e duhur. Ngjarja tragjike, e cila tronditi opinionin publik para shtatë vitesh, rikthehet në vëmendje pas përfundimit të hetimeve që zbuluan autorët e vërtetë, ish-e dashura e viktimës, Kejsi Spahillari, dhe partneri i saj aktual, Rezhep Vathi.

Avokati i familjes Karafili, Arben Llangozi, foli në emisionin “Top Story”, ku dha detaje tronditëse mbi mënyrën sesi ishte inskenuar krimi. “Procesi gjyqësor ka qenë i mbushur me trillime dhe manipulime të provave që synonin të fshehnin të vërtetën. Ishte një përpjekje e qëllimshme për të shmangur drejtësinë”, tha avokati.

Por më i fortë se çdo provë ishte momenti emocional i reagimit të familjes së viktimës. Nëna e Antonio Karafilit, e cila kishte përjetuar vite me radhë ankth dhe dhimbje, nuk e priste që pas gjithë kësaj historie të fshihej pikërisht vajza që dikur e kishte dashur djalin e saj. “Ishte e shokuar,” tregoi avokati Llangozi. “Por një ditë më vonë më tha: ‘Të paktën e mora vesh të vërtetën. Nuk do të kthehet më djali, por drejtësia do të vihet në vend, kjo më sjell një qetësi që s’e kam ndjerë prej vitesh.’”

Zbardhja e kësaj ngjarjeje sjell jo vetëm lehtësim për familjen, por ngre sërish pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si menaxhohen hetimet kriminale në Shqipëri, kur ngjarje të tilla zvarriten për vite me radhë mes kaosit procedural dhe manipulimit të provave.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH