Kosova

"Faleminderit Kukës" - 26-vjet nga eksodi ’99

Shkruar nga Liberale

"Faleminderit Kukës" - 26-vjet nga eksodi ’99

Qytetarët e Kosovës kaluan në mënyrë simbolike kufirin, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të eksodit biblik të 1999-ës.

Për të 25-tin vit radhazi e bëjnë të njëjtin ritual nga Mitrovica në Kukës në shenjë falënderimi për Kukësin, për bujarinë e mikpritjen e treguar në pranverën e vitit 1999.

Kryetari i bashkisë, Albert Halilaj, i mirëpriti në Morin e bashkë me kryetarin e shoqatës “Eksod ’99”, Mustafë Kryeziu, ngjarjet dramatike të pranverës ’99, por edhe qëndresën heroike dhe luftën e UÇK-së e cilësuan ngjarje të madhe të historisë kombëtare, që duhet përkujtuar e përcjellë ndër breza.

Është një kënaqësi shumë e madhe që unë, si kryetar i bashkisë së Kukësit, të mirëpres vëllezërit shqiptarë të Kosovës në vitin e 26-të, për të përkujtuar shpërnguljen e 1999-ës, për të nderuar të rënët gjatë luftës së UÇK-së,” tha kryebashkiaku Halilaj.

Që 26 vite radhazi përkujtojmë atë eksod biblik për të mos u përsëritur kurrë. Për të mos e përsëritur ne kemi edhe moton tonë: mos ta harrojmë të kaluarën për një të ardhme të sigurt drejt bashkimit kombëtar,” deklaroi z. Kryeziu.

Aktivitetet më pas u zhvendosën në sheshin “Skënderbej” të Kukësit me një program të përbashkët artistik të Qendrës Kulturore të Bashkisë Kukës dhe të shoqërive kulturore artistike të ardhura nga Kosova. Muzeu Etnografik dhe Kulla e Qëndresës, bashkë me një ekspozitë fotografike, janë ndalesa e qytetarëve të shumtë të Kosovës, që rikujtojnë ato ngjarje të memorizuara thellë në historinë kombëtare.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH