Aktualitet

"Të shkojmë ta kapim për fyti, me ç’të drejtë vjen këtu?!"/ Banorët e Hotolishtit “shpërthejnë” keq ndaj ministres Balluku

Shkruar nga Liberale

"Të shkojmë ta kapim për fyti, me ç’të

Ditën e sotme banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd kanë zhvilluar një tjetër protestë, ku kanë shprehur të revoltuar pakënaqësinë ndaj mosreagimit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për shqetësimet e tyre lidhur me projektin e Korridorit VIII.

Ata kërkojnë që të shpronësohen me çmime të tregut dhe të ndërtohet një tunel alternativ për të shmangur dëmtimin e zonës historike dhe të mjedisit përreth, ndërsa shtojnë se propozimi i tyre do të mundësonte ndërtimin e rrugës, por pa cënuar komunitetin dhe trashëgiminë kulturore të fshatit.

Banorët thonë se ministrja Balluku ka refuzuar vazhdimisht të dialogojë me ta dhe ka shpërfillur kërkesat për një takim të drejtpërdrejtë, duke shtuar më tej pakënaqësinë dhe tensionin në zonë.

Nga ana tjetër ata kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë derisa të merret një zgjidhje e drejtë për ta. 

Një prej protestuesve u shpreh me tone të ashpra ndaj ministres, duke kërkuar që të japë një përgjigje dhe transparencë për fatin e fshatit në fjalë. 

“Do shkojmë deri në fund, do vijmë t’iu japim përgjigje thonë, asgjë në dritë. Punimet vazhdojnë. Ne çfarë do presim më? Duhet të ngrihemi. Të shkojmë ta kapim për fyti edhe ministren. Me çfarë të drejte vjen ajo këtu? Në cilin shtet të botës bëhet një projekt për rrugën dhe nuk shihet një fshat i tërë”, u shpreh banori. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH