Aktualitet

Të akuzuar si pjesë e organizatave kriminale, ekstradohen tre shqiptarë në Itali (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Të akuzuar si pjesë e  organizatave kriminale, ekstradohen tre

Ekstradohen nga vendi ynë drejt Italisë tre shqiptarë, të akuzuar nga autoritetet atje si anëtarë të organizatave kriminale.

Sipas Interpol Tirana, personat e ekstraduar janë shtetasit Ervin Dema, 40 vjeç, Edmond Zhuja 41 vjeç, të akuzuar nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

I treti është shtestasi Klaus Nikolli, 33 vjeç, i akuzuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana

Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:

-E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;


-E. Zh., 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-K. N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH