Aktualitet

Sherr në Lumin e Shalës/ Dy të rinj në gjendje të rëndë pas përplasjes brutale me mjete të forta

Shkruar nga Liberale

Sherr në Lumin e Shalës/ Dy të rinj në gjendje të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku disa të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.

Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve shqiptarë turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë. Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy te rinj kane mbetur te plagosur rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që në Lumin e Shalës raportohen përplasje dhe akte dhune, çka e bën të domosdoshme një vëmendje më të shtuar për sigurinë në këtë destinacion gjithnjë e më të populluar nga turistë vendas e të huaj.

Ne zone nuk ka prani te përhershme te policisë, ndaj ngjarje të tilla nxjerrin në pah nevojën urgjente për patrullim të përhershëm gjatë gjithë sezonit turistik.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH