Aktualitet

SPAK i komunikon një akuzë të re Ajola Xoxës

Shkruar nga Liberale

SPAK i komunikon një akuzë të re Ajola Xoxës

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Teksa është shoqëruar nga avokati i saj, Dritan Jahja, Xoxa iu dha hetuesve shpjegime të mëtejshme në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj saj. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se ndaj saj është regjistruar një akuzë e re për “fshehje të ardhurash”.

Kujtojmë se ndaj Ajola Xoxës janë duke u zhvilluar hetime gjithashtu për mosdeklarim të pasurisë, pastrim parash dhe korrupsion. SPAK nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi zhvillimet e fundit në këtë çështje.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH