Aktualitet

Anulohen pushimet për punonjësit e policisë, nga sot fillon shërbimi 12 orë?

Shkruar nga Liberale

Anulohen pushimet për punonjësit e policisë, nga sot fillon

Nuk do ketë pushime verore për punonjësit e Policisë së Shtetit. Të gjithë punonjësit do duhet të anulojnë planet pasi tre muajt e verës do jenë në krye të detyrës.

Ky është urdhëri i Drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, e lëshuar dy ditë më parë pra me datën 18 Qershor. Sipas vendimit të siguruar nga ‘OraNews’ punonjësit e policisë do të jenë të angazhuar nga 20 Qershori e deri me 15 shtator, duke mos i lënë hapësirë të pushojnë me familjen.

Të gjithë ato që do të mbeten pa pushime do duhet ti plotësojnë në fund të vitit kalendarik 2024. Po ashtu nga kjo e enjte fillon edhe shërbimi 12 orë për punonjësit e policisë së shtetit.

Përveç zonave urbane, përqëndrimi dhe fokusi i tyre do të jetë te plazhet dhe tek zonat turistike, për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë nga turistët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH