Një qytetar i cili drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, ka shkaktuar aksident dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie private.
Shoferi me iniciale R.M humbi kontrollin e drejtimit të mjetit, doli nga karrexhata dhe përfundoi në një banesë private.
Gjatë arrestimit, ai sillej në mënyrë të çuditshme, çka shtoi dyshimet e policëve se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Pas verifikimit, ai rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjendje të dehur.
“Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur”, njoftoi policia.
U bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.", thuhet në njoftimin e Policisë.