Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët lokali në Zvërnec, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale

Shkrumbohet nga flakët lokali në Zvërnec, dyshimet e para

Një lokal është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në fshatin Zvërnec, Vlorë. Paraprakisht bëhet me dije se lokali në pronësi të shtetasit me iniciale L. R. është djegur pjesërisht.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 09:50, në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një lokal në pronësi të shtetasit L. R. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, sqaron policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH