Aktualitet

Rriten sërish TEMPERATURAT, ja cilat do të jenë qarqet më përvëluese gjatë javës në vendin tonë

Shkruar nga Liberale

Rriten sërish TEMPERATURAT, ja cilat do të jenë qarqet më
Edhe pse ditët e para të kësaj jave nuk do të jenë me temperatura më të larta se 38 gradë Celsius, nga mesi i javës, tabloja sinoptike do të jetë më ndryshe sipas sinoptikanëve.

Lajda Porja mbi parashikimet e javës në vazhdim tha se “ pjesa e dytë e javës do të ketë rritje të temperaturave, do të ketë zona, të cilat do të shënojnë edhe 40 gradë.”
“Qarqet që do të jenë problematike përsa i përket kësaj jave do të jetë qarku i Shkodrës ku presim temperaturat më të larta. Më pas do të jetë Berati, Elbasani dhe Gjirokastra. Në vijën e dytë që do të jenë rreth vlerës 39 gradë do të jetë Fieri, Tirana, Lushnja dhe të gjithë zonat e ulëta dhe bregdeti do të mbetet rreth vlerës 35-36 gradë” - theksoi Lajda Porja për mikrofonin e TV Klan.

Problem gjatë këtyre ditëve do të jenë parametrat e erës, si në tokë, ashtu edhe në det.
“Paraditja ka një erë më të moderuar, pjesa e dytë e ditës sjell forcim të erës duke sjellë një disfavor për të gjithë vatrat e zjarreve, sidomos në pjesën e parë të javës, nga e hëna në të mërkurë, era mbetet problematike nga orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes” - theksoi Lajda Porja.

Sipas sinoptikanëve, e gjithë java do të jetë e favorshme për plazh në të gjithë rivierën e vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH