Aktualitet

PROFIL/ Shaban Murati mbylli sytë përgjithmonë! Kush ishte diplomati dhe autori i një sërë librash e analizash mbi çështjet e Ballkanit

Shkruar nga Liberale

PROFIL/ Shaban Murati mbylli sytë përgjithmonë! Kush ishte

Diplomati i njohur shqiptar Shaban Murati mbylli sytë në moshën 79-vjeçare, duke u larguar përgjithmonë nga kjo botë.

Ai la një kontribut të çmuar në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke nxitur ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Në karrierën e tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Murati ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.

Përveç angazhimeve diplomatike, ai ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndër veprat e tij më të spikatura janë: "Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë" (2004), "Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori" (2007) dhe "Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës" (2021).

Shaban Murati lindi më 2 shtator 1945/ Ishte një diplomat karriere dhe gazetar shqiptar, autor i shumë librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

Mes diplomacisë dhe publicistikës

Përveç angazhimeve diplomatike, Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndër veprat e tij më të spikatura janë “Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004), “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori” (2007) dhe “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021).

Kontributet e tij në fushën e diplomacisë dhe publicistikës janë vlerësuar gjerësisht, duke u cilësuar si një zë unik kombëtar dhe një personalitet poliedrik me kulturë të gjerë në fusha të ndryshme. Shaban Murati do të mbahet mend si një diplomat i përkushtuar, studiues i palodhur dhe mbrojtës i interesave kombëtare shqiptare.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në diplomacinë dhe kulturën shqiptare. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan punën e tij të vyer. Ngushëllime gazetarit e kolegut tonë Erl Murati për këtë humbje të madhe familjare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH