Aktualitet

Procesi i rinumërimit në qarkun e Tiranës, ja vendndodhja

Shkruar nga Liberale

Procesi i rinumërimit në qarkun e Tiranës, ja vendndodhja

Nis përgatitja për rinumërimin e votave në Tiranë, në fokus edhe votat preferenciale në Dibër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për një rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Tiranës, duke e rikthyer procesin e numërimit në pikën zero. Sipas gazetarit Ergys Gjençaj në një lidhje direkte për News24, do të rinumërohen 1,282 kuti votimi dhe ende pritet të përcaktohet vendi dhe koha e saktë e zhvillimit të këtij procesi. Një nga opsionet e mundshme është Parku Olimpik.

Rinumërimi do të kryhet nga punonjës të administratës së KQZ-së dhe do të përfshijë fillimisht votat për subjektet politike, ndërsa më pas do të kalojë në analizën e votave preferenciale. Procesi nuk pritet të nisë brenda javës.

Po ashtu, në kuadër të këtij procesi, do të rinumërohen edhe votat preferenciale të Koalicionit “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Dibrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH