Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një shtetase 44 vjeçe, kujdestare e një konvikti, pasi akuzohet se ka dhunuar një 65-vjeçare që qëndronte në godinë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet R. P., 44 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”, njofton Policia.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.