Aktualitet

Plas sherri mes shqiptarëve në Kretë, përfshihen dy familjet e çiftit, dy të plagosur

Shkruar nga Liberale
Plas sherri mes shqiptarëve në Kretë, përfshihen dy familjet

Një sherr ndodhi në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës mbrëmjen e së shtunës, ku u desh ndërhyrja e policisë.

Sipas burimeve lokale, çdo gjë nisi pas një sherri mes çiftit të familjes dhe në vazhdim gjërat u përkeqësuan prej ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve.

Dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.

Katër janë të arrestuarit përfshirë edhe dy të plagosurit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Autoritet thanë se po hetojnë shkaqet e përplasje mes familjeve shqiptare dhe problemet mes çiftit që ishte edhe fillesa e sherrit mes tyre. Hetimet po kryhen prej Drejtorisë së Anti krimit të policisë së Rethymos.

 

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH