Aktualitet

PD-PS bashkojnë votat në Kuvend/ “Shkrihet” Këshilli Drejtues i RTSH. Shkarkohet edhe Leka Bungo

Shkruar nga Liberale

PD-PS bashkojnë votat në Kuvend/ “Shkrihet” Këshilli

Deputetët e PD-së dhe të PS-së janë bërë bashkë sot në Kuvend, duke bashkuar votat dhe shkrirë Këshillin Drejtues të RTSH-së. Shkrirja ishte paralajmëruar më herët. 

Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Leka Bungo dhe Gëzim Podgorica, Genc Përmeti. Gjithashu janë shkarkuar edhe Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.

Kriza në RTSH nisi pas skandalit në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Aktualisht procesi është pezulluar.

Gara nxori në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga shpërdorimi i fondeve e deri te konflikti i interesit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH