Aktualitet

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Mesazhi i Dom Gjergj Metës: Lutemi për shpirtin e tij!

Shkruar nga Liberale
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Mesazhi i Dom Gjergj Metës:

Kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare, Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Papa ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 7:35 të mëngjesit. “Falenderojmë Zotin për shërbimin e tij”,-shkruan ndër të tjera Kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare.

“Të dashur besimtarë katolikë! Papa Françesku u kthye në shtëpinë e Atit! Ka dhënë shpirt sot në orën 7:35 të mëngjesit! Falenderojmë Zotin për shërbimin e tij në gjithë këto vite e të lutemi për shpirtin e tij!”-shkruan Dom Gjergj Meta.

Vdekja e Papës vjen më pak se 24 orë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit për të dielën e Pashkëve.

Ai doli në një karrocë me rrota dhe përshëndeti me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave së njerëzve dhe tha: “Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët”.

Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.

Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar hernien.

Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse. Pavarësisht këtyre komplikimeve, ai pati agjendë të ngarkuar, dhe i kreu detyrat e një pape, si dhe udhëtoi nëpër botë.

Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë.Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte me ditë të tëra në spital.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH