Aktualitet

MOTI I DITËS, e martë 19 Mars 2024: Merrni harroni të merrni me vete çadrat!

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, e martë 19 Mars 2024: Merrni harroni të merrni me

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshmë atmosferike si rezultat i ndikimit të periferise së një qendre të ulëtpresioni me origjinë verilindore. 

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët dhe gradualisht në mënyrë të herëpasherëshme deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta afatshkurtra si dhe shtrëngata me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 2-10m/s, ndërsa hera-herës në orët e pasdites në bregdet do të

shfaqet relativisht intesive me shpejtësi 11-17m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4ballë.

në zonat e ulëta 7 deri 19°C

në zonat bregdetare 11 deri 19°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH