Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në nisje të ditës me intensitet të ulët deri mesatar.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente, por me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu në formën e shtrëngatave.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 23 °C , në vendet e ulëta: 16 / 24 °C dhe në vendet malore: 10 / 18 °C.