Aktualitet

“Leonard Duka i dërgonte para Trejsit përmes njerëzve të tij”, avokati: Vajzave spiune mund t’iu ikte koka! I joshnin me rroba e dreka...

Shkruar nga Liberale

“Leonard Duka i dërgonte para Trejsit përmes njerëzve

Gazetarja Aida Topalli dhe avokati Kujtim Ibra kanë folur për vajzat që grupet kriminale përdoronin për të marrë më shumë informacione në lidhje me lëvizjet e kundërshtarit.

Topalli, e ftuar në "Breaking" tregon se Leonard Duka dikur i dashuri i Trejsi Sejdinit i ka dërguar para përmes miqve të tij modeles.

Mes të tjerash ajo zbardhi dhe një bisedë të Leonard Dukës me Ervis Martinajn, ku ky i fundit i ka thënë që “ia ka marrë mendjen Trejsi Sejdini”.

"Në dosje konfirmohet edhe lidhja e shumë përfolur… Del edhe emri i Trejsi Sejdinit dhe vërtetohet në një farë mënyre lidhja e përfolur nëpër rrjetet sociale apo mediat me Leonard Dukën. Është një episod ku Leonard Duka i bë një dërgesë parash përmes njerëzve të tij, por kemi dhe një episod tjetër, kur Ervis Martinaj e ironizon duke i thënë që t’i nuk ke qenë i vëmendshëm në këto gjëra sepse ty ta ka marrë mendjen Trejsi.", ka thënë gazetarja. 

Ndërsa avokati Ibra ka thënë se kanë qenë informatore, por nëse spiunonin, "u ikte koka". 

"Të gjitha këto janë vajza spiune, me role dytësore që janë përdorur si karrem për të marrë informacione nga grupet kundërshtare. Çështja e vajzave ka qenë deri në këtë shkallë të implikimit, asgjë më shumë sepse vetë ato e kanë ditur që kanë të bëjnë me persona shumë të rëndësishëm të krimit dhe nuk kanë hyrë më thellë për shkak të frikës, pasi një konspiracion i mundshëm të ikën koka. Kanë qenë informatore të vogla, aq sa kanë arritur të çojnë tek grupet e tjera kundrejt pagesave, drekave, blerjes së rrobave etj, janë gjëra banale.", është shprehur Kujtim Ibra. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH