Rikthehen reshjet e dëborës edhe në qarkun e Shkodrës. Disa centimetra dëborë kanë rënë mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, në zonat e thella të Shkodrës, si dhe në Kelmend të Malësisë së Madhe.
Po ashtu Puka dhe Kukësi janë zgjuar sot të mbuluar nën petkun e dëborës.
Deri më tani janë raportuar probleme në disa fshatra me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.
Ndërkohë në segmentin Thirr-Fan-Reps të Rrugës së Kombit raportohet se kanë ndodhur 3 aksidente zinxhir, pa pasoja në njerëz.