Policia rrugore ka zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik ku humbën jetën 4 të rinj në Fushë Prezë.
Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë automjeti “Mercedez” ku ndodheshin të rinjtë ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në karrexhate kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.
Shoferi 24-vjeçar ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.
Ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.
Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë pamjes për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar.
Sipas policisë në momentin e përplasjes mjeti ka qenë më shpejtesi rreth 170 km në orë ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund te kete qenë më shpejtësi rreth 200 km në orë.