Aktualitet

Profesori i kriminalistikës zbulon kush fshihet pas Nesti Angoni, “anonimi” që çoi Veliajn në burg

Shkruar nga Liberale

Profesori i kriminalistikës zbulon kush fshihet pas Nesti Angoni,

Edhe pse anonim madje nuk ekziston fare, emri i tij u bë i famshëm sepse çoi të dhëna të sakta në SPAK për kryebashkiakun Erion Veiaj, aq sa edhe prokurorët nuk e patën të vështirë të hartonin dosjen penale që çoi në burgosjen e kryetarit të bashkisë më të madhe në vend. 

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishe këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se dyshohet se Nesti Angoni që ka bërë edhe denoncimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, dyshohet të jetë një ish-financire.

Sipas tij, është një ish-financiere e biznesit e cila ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.

“Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim.

Askush nuk mund ti dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”,-tha Karamuço.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH