Aktualitet

KQZ iu shpërndan 1.3 mln euro partive për zgjedhje/ "Copën" më të madhe e merr PS, ja sa lekë përfiton PD dhe të tjerat (LISTA)

Shkruar nga Liberale

KQZ iu shpërndan 1.3 mln euro partive për zgjedhje/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë këtë të premte fondin që do t’u shkojë partive politike për fushatë, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në total alokohen 131.201.816 lekë, ku shumën më të madhe e merr PS me 65.291.390 lekë ndërsa PD 44.818.545 lekë.

Sipas vendimit të KQZ-së, fondet janë ndarë në bazë të përfaqësimit parlamentar të partive:

Partia Socialiste (PS) – 65 milionë lekë

Partia Demokratike (PD) – 44 milionë lekë

Partia e Lirisë (PL) – 9 milionë lekë

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 milionë lekë

Partia Republikane (PR) – 2.6 milionë lekë

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 890 mijë lekë

PDIU – 1.7 milionë lekë

PBDNJ – 890 mijë lekë

PAA – 890 mijë lekë

PLL – 890 mijë lekë

Nisma Thurje – 860 mijë lekë

Ky financim synon të mbështesë partitë gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa gara politike për zgjedhjet e 11 majit tashmë po i drejtohet një faze të rëndësishme.

KQZ iu shpërndan 1.3 mln euro partive për zgjedhje/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH