Një 23-vjeçar, i cili u plagos me thikë nga një 24-vjeçar është nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Siç bën me dije policia shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë.
Shtetasi I. G., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisën vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.