Showbiz

Nuk qenkan thashetheme! Pamela Anderson dhe Liam Neeson në romancë së bashku

Shkruar nga Liberale

Nuk qenkan thashetheme! Pamela Anderson dhe Liam Neeson në romancë

Pas aludimeve se Pamela Anderson dhe Liam Neeson janë çift, burime pranë dy aktorëve të filmit “The Naked Gun” thonë se aktorët janë bashkë dhe se janë të magjepsur nga njëri-tjetri.

Dyshja kanë nisur një lidhje romantike pasi kanë punuar së bashku në film. Siç i tregon burimi për “PEOPLE”, kjo është një dashuri e re, në fazat e saj të hershme.

Neeson, 73 vjeç, dhe Anderson, 58 vjeç, “e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit ”, deklaroi burimi.

Dy yjet u fotografuan në premierën e filmit “The Naked Gun” në New York të hënën, më 28 korrik.

Mëngjesin tjetër, të martën, më 29 korrik, Anderson dhe Neeson bënë sikur ishin “kapur” duke u puthur në publik gjatë një paraqitjeje në emisionin “Today”, në një moment humoristik.

Neeson ka qenë i martuar më parë me aktoren britanike Natasha Richardson në vitin 1994, me të cilën pati dy fëmijë.

Aktorja vdiq në vitin 2009 në moshën 45 vjeçare pas një aksidenti me ski në Mont-Tremblant, duke e lënë Neeson të ve.

Kjo është hera e parë që një marrëdhëniet e tij bëhet publike që nga vdekja e saj.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH