Sport

Mbyllet pjesa e parë me Anglinë, nuk vonon dhe në rastin e parë Shqipëria e pëson (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Mbyllet pjesa e parë me Anglinë, nuk vonon dhe në rastin e

Është mbyllur 1-0 në favor të Anglisë pjesa e parë në Londër. Vetëm 20 minuta lojë i mjaftuan Anglisë për të gjetur golin e parë ndaj Shqipërisë. Në Wembley aty ku po luhet ndeshja e parë kualifikuese e Kupës së Botës 2026, Anglia shihet favorite e padiskutueshme për fitore.

Në 20' Lewis-Skelly i shmanget mbulimit të Asanit dhe i vetëm përballë Strakoshës çon topin në rrjetë. Shqipëria kishte një rast ndërsa mbetet pjesa e dytë për të shpresuar në ndonjë mrekulli.

Kuqezinjtë vijnë me disa mungesa, teksa braziliani Sylvinho ka hedhur në fushë Starkoshën, Balliun, Gjimshitin, Ajetin dhe Alijin. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.

Nga ana tjetër, formacioni i parë i Thomas Tuchel në krye të “Tre Luanëve” është kështu: Pickford në portë; Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Rice, Jones dhe Bellingham, ndërsa Foden dhe Rashford do të mbështesin Kane në sulm.

Ndeshja gjykohet nga spanjolli Alejandro Hernández.

Minutat e lojës...

32′ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

26′ Laçi lëshon një krosim drejt zonës, me Burn që e devijon dhe topi përplaset në traversë.

20′ GOL ANGLIA 1-0/ Lewis-Skelly i shmanget mbulimit të Asanit dhe i vetëm përballë Strakoshës çon topin në rrjetë. (VIDEO)

17′ Kane del i vetëm përballë portës, por Strakosha arrin të ndalë aksionin.

5′ Një top i rrezikshëm hidhet në zonë për Bellingham, por Ajeti arrin të largojë topin.

1′ Starton ndeshja në Wembley!

ANGLIA: Pickford, Walker, Burn, Konsa, Lewis-Skelly, Rice, Jones, Bellingham, Foden, Rashford, Kane (C).

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti (C), Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Uzuni.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH