Një grua shqiptare e quajtur Amela Drini, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali, në komunën e Follina-s.
Mediet italiane shkruajnë se Drini u përplas nga makina më 13 mars. Menjëherë pas aksidentit ajo u dërgua në spital por pavarësisht ndihmës, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e djeshme, 20 mars.
Shkak i tragjedisë me sa duket ishte fushë pamja e dobët dhe shiu i rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak hapa larg vendit ku ndodhi aksidenti, në via Sofia Da Camino.
Gruaja mori një goditje fatale në kokë dhe qëndroi në reanimacion në terapi intensive për një javë, por fatkeqësisht ditën e djeshme ndërroi jetë.