Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurorët.
Mësohet se pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte paraqitur, por nga ana e tij nuk ka patur asnjë koment.
Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur nga prokurorët e posaçëm, ndërkohë kujtojmë se Klosi mban aktualisht postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.