Në medie janë publikuar momentet e para kur turisti amerikan Brandon Saporito del nga banesa i prangosur, pasi kreu krimin e rëndë duke vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij.
Ai është transportuar drejt spitalit pasi ka qëlluar veten, në tentativë për t’u vetëvrarë, pasi i mori jetën 54 vjeçares.
Krimi ndodhi brenda banesë me qira që çifti kishin marrë për të pushuar në vendin tonë, në lagjen “Gjoadol”. Nuk dihen ende rrethanat e plota, teksa policia vijon hetimet mbi ngjarjen që tronditi qytetin e Shkodrës.