Aktualitet

I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet Punonjësi i IMT në Elbasan, për çfarë akuzohet

Shkruar nga Liberale

I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet Punonjësi i IMT në

Policia në Elbasan ka arrestuar një punonjës të (IMT), i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Shtetasi G.B., 51 vjeç, akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ai dyshohet se, gjatë kohës që mbante detyrën si punonjës i IMT në Elbasan, nuk ka kryer detyrat e tij për një objekt të ndërtuar pa leje, duke pranuar ryshfet për këtë qëndrim.

Njoftimi i policisë:

“Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH