
Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual, ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
Valentin Kovaçi ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 7 mars të këtij viti, në 30-vjeçare e kallëzoi për vjedhje me dhunë të çantës dhe për nagcmim seksual me dhunë.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 33-vjeçari u gjet i fshehur në një shpellë, në zonën e Kalasë së Lezhës, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.
Njoftimi:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cave”
Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijin të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”.
Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.