Dëshmon për herë të parë në GJKKO, Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2019.
Në dëshminë e tij ai ka thënë se në fund të vitit 2019 ka qenë jashtë Shqipërisë, në një burg në Ekuador. Gjithashtu ka shtuar se në fund të vitit 2019 nuk kishte informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës dhe se ka marrë vesh nga mediat në Shqipëri, dhe se e ka dëgjuar nga familjarët.
“Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ecuador, kam qenë i dënuar 13 vite për trafik droge. Ju do me pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj qe vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, ne atë kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Docaj ( Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen qe kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë.
Më ka sjell avokatja dokumentet nga burgu i Firencez, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës. E mora vesh nga mediat në Shqipëri. Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka qe kishte ndodhur në Shqipëri.”