Sport

Në "furtunën" e kritikave pas ndeshjes në Champions, FSHF zyrtarizon gjyqtarin e finales Vllaznia-Egnatia

Shkruar nga Liberale

Në "furtunën" e kritikave pas ndeshjes në Champions,

Në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtësi në fushë për këtë përballje. Së fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League.

Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paëeł Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH