Showbiz

“O Zot i madh”/ Të ftuarës i bie të fikët LIVE në studio, tronditet prezantuesi

Shkruar nga Liberale

“O Zot i madh”/ Të ftuarës i bie të fikët LIVE

Një incident i papritur ndodhi në “Fox News” ku e ftuara humbi papritur ndjenjat teksa fliste drejtpërdrejt në transmetim, duke tronditur shikuesit dhe prezantuesin.

Camryn Kinsey, e cila më parë shërbeu në administratën Trump, ishte e ftuar në “Fox News”, në emisionin “Night Thursday” për të diskutuar ndryshimet ideologjike midis komandantit aktual të përgjithshëm dhe ish-presidentit Joe Biden.

Por në një moment gjatë intervistës së saj me Jonathan Hunt, Kinsey-t i ngatërrohen fjalët.

“Ideologjia është aty ku… Nuk ka të bëjë me ëëë…”, tha ajo teksa më pas shihet duke rënë nga karrigia.

Rënia e papritur e Camryn në dysheme e la prezantuesin të shtangur, ndërkohë një pjesëtar i ekipit nxitoi për t’i ardhur në ndihmë asaj.

“O Zot i madh”, tha shkurt Hunt, i cili më pas u kthye nga kamerat për të folur me publikun, teksa stafi po merrej me Kinsey.

“Pra do të marrim ndihmë për Camryn, më lejoni të kthehemi te Lydia. Në fakt do të bëjmë një pushim këtu. Do të kthehemi menjëherë”, tha më pas prezantuesi.

https://www.dailymail.co.uk/video/news/video-3431923/Moment-Camryn-Kinsey-faints-LIVE-Fox-News-Night.html

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH