Aktualitet

Gruaja me tre fëmijët u hodhën në Bunë për shkak të dhunës, dënohet me 4 vite burg Erdgys Arrazi

Shkruar nga Liberale.al

Gruaja me tre fëmijët u hodhën në Bunë për shkak

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Erdgzs Arrazin për dhunën psikologjike dhe fizike që ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi e cila në kushte të rënduara psikologjike u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.

Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik një vit më parë

Alma Arrazi dhe tre fëmijët e mitur u gjetën të mbytur në lumë, ndërsa fajtor dhe përgjegjës ishte vetëm një, kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH