Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Loran Dushën, ish-administratorin e inceneratorit të Fierit.
Ai u ekstradua në Shqipëri dy ditë më parë nga Zimbabve, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar për çështjen e aferës së inceneratorëve, një ndër dosjet më të diskutuara të korrupsionit në vend.
Loran Dusha akuzohet për përfshirje në shkelje të rënda ligjore gjatë administrimit të kontratave për ndërtimin dhe operimin e inceneratorit të Fierit, një projekt që prej kohësh është nën hetim nga SPAK.