Ka mbërritur në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje".
Ajola Xoxa është shfaqur e qetë në hyrje të godinës dhe nuk dha asnjë deklaratë për mediet.
Po ashtu kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Veliaj i cili u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 10 Shkurtit, ka mbërritur në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë.